Përmbytjet, Panariti falenderon bizneset për mbështetjen e banorëve
Biznesmenët morën një falënderim të veçantë nga ministri i Bujqësisë për ndihmën që dhanë për zonat e përmbytura në Jug. Vetë biznesmenët i kërkuan ministrit që për këta banorë duhet të ketë ndihma jo vetëm në situatë katastrofash natyrore, por edhe kur ato të mos ndodhin .Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, zgjodhi t’i falenderojë vetë njerëzit e biznesit që u gjendën në krah të banorëve të përmbytur në Fier e në Vlorë, përmes ndihmave .Edmond Panariti: “Dëshiroj të falenderoj me këtë rast të gjithë kontributin dhe solidaritetin që keni treguar dhe dëshmuar për ti ardhur në ndihmë fermerëve të dëmtuar nga situata e jashtëzakonshme e përmbytjeve që ne kaluam”Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh se në situatë të tilla gadishmëria e bizneseve shqiptare do të jetë maksimale.[caption id="attachment_473420" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Ministri i Bujqësisë dhe Industrisë, Edmond Panariti[/caption]Nikolin Jaka: “Ishim të gjithë të unifikuar në atë që do të operonim e kontribuonim. Kemi pasur një koordinim të mrekullueshëm me ministrinë e Bujqesisë dhe qeverinë shqiptare për të patur donacione, financime që të kenë efekt dhe vlerë të shtuar pë rata të përmbytur nga fatkeqësia natyrore.”Vetë biznesmenët duke vlërësuar menaxhimin e institucioneve në shpërndarjen e ndihmave, thanë se për banorët duhet të ketë donacione jo vetëm në kohë katastrofash natyrore, si në ditët me shi por edhe në ato me diell.[caption id="attachment_473423" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka[/caption]Kadri Morina: Mendojmë që biznesi si asnjëherë tjetër tregoi një indicia të vecantë në ndihmë të fatkeqësive. Nuk ishte një indicia e veçantë nga qeveria sa ishte inisiativa e vetë biznesit.[caption id="attachment_473424" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kadri Morina, biznesmen[/caption]Ylli Ndroqi: Biznesi gjithmonë është bërë një suport I jashtëzakonshëm për ngjarje të tilla që vijnë nga përmbytje natyrore, por kjo nuk do të thotë se ne e kemi të ndaluar të ndihmojë në ditët me diell. Ne duhet të jemi gjithmonë pro mbështetjes qytetare, qoftë në fshat dhe në qytet.[caption id="attachment_473425" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Presidenti i "Yldon Media Group", Ylli Ndroqi[/caption]Gjatë fazës emergjente të përmbytjeve në jug të vendit, bizneset më me zë në Shqipëri, i qëndruan krah familjeve të prekura, duke dhënë donacione si produkte ushqimore, ushqim për gjenë e gjallë, veshmbathje, e orendi shtëpiake/Oranews.tv/