Ballkani i viteve 17-18’ në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar
"Ballkani i vitit 1917 është ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Një ekspozitë e vizatuar nga artisti austriak i artit modern Leopold Forstner".Në ceremoninë e inaugurimit, ku të pranishëm ishin personalitete të njohura të botës së artit u prezantuan rreth 100 vizatime të mëdha, 50 fotografi dhe shumë punime artizanale nga udhëtimet e Forstner-it ruhen edhe sot.Leopold Forstner vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtare dhe mblodhi objekte artizanale. Misioni i tij ishte dokumentimi i kulturës së popujve të Ballkanit përgjatë luftës së parë botërore. Ekspozita vjen në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe Ministrisë së Kulturës.Ministrja e Kulurës dhe ambasadori austriak në vendin tone, në fjalen e tyre thekuan faktin se ekspozita është një formë për të treguar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, marrëdhënie të cilat nuk janë vetëm në fushën kulturore.“Ekspozita është një shprehje e kulturës, është një ekspozitë ku tregohet Ballkani i viteve 1917-1918. Siç dihet, Austria ka qenë një mbështetëse e Shqipërisë në çdo kohë. Falenderoj Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës për këtë bashkëpunim”.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 15 Mars 2015 në Muzeun Historik Kombëtar.