Akuza e Tom Doshit, shoqërohet në polici i dyshuari si atentator, Durimi Bami

As 24 orë pas akuzave të Tom Doshit, Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimit kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kryeprokuroi Adriatik Llalla pati në mëngjes një takim në Kryeministri me shefin e Qeverisë Edi Rama, dhe ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, ndërsa pak minuta më parë ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Shtetit, Bujar Nishani. Por ajo që mund të hedhë dritë mbi këto akuza është ndalimi i shtetasit Durim Bani, i cili dyshohet se është dëshmitar i ngjarjes së tentativës për eliminimin e Doshit. Bani sipas burimeve nga akuza po tentonte të largohej drejt Malit të Zi.Durim Bami, biznesmeni nga Fushë-Kruja i dyshuar si personi i paguar për të eleminuar deputetin Tom Doshi është në duart e policisë.Mesnatën e së hënës, 1 mars 2015, ai është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa tentonte të kalonte në Mal të Zi,  për llogari të hetimit.Më 22 shkurt 2015 Durim Bani u vu në shënjestër të një atentati me tritol. Mëngjesin e asaj dite rreth 200 gramë tritol iu vendos në gomën e përparme të mjetit tip tip BMË X5, në pronësi të Durim Banit, person i skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penale.Pak ore pas deklaratës së deputetit Doshi, se Durim Bani është personi i paguar për të kryer vrajsen e tij, Prokuroria e Përgjithshme nisi zyrtarisht hetimet për këtë ngjarje.Pak orë më vonë zyra e shtypit e Prokurorisë do të njoftonte udhrin për referimin e çështjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këtë njoftim prokuroria fton deputetin Doshi të paraqësë pranë këtij organi të gjithë provat që provojnë akuzat e bëra publike. Sipas depuetetit Doshi ekziston një video e përndjekjes së tij nga personat e paguar për ta eleminuar fizikisht.Edhe pse deputeti Doshi, deklaron se jeta e tij është kërcënuar  që prej shtatorit të vitit të shkuar, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka asnjë material referues.6 muaj pas këtij alarmi, prokuroret vendosin zyrtarisht të hapin një hetim kryesisht.Vetëm pak orë pas nisjes zyrtarisht të hetimeve presidenti Bujar Nishani ka thirrur ne nje takim diskret Prokurorin e Përgjithshëm. Kreu i shtetit dhe kreu i akuzës kanë qëndruar për 30 minuta. Mësohet se temë e këtij takimi ka qenë çështja Doshi.Deputeti Tom Doshi deklaroi dje se Meta kishte urdhëruar dhe paguar një person për ta vrarë. Ndërsa sot Meta akuzoi Doshin se po pengon të vërtetën. Sipas tij 5-6 muaj më parë Doshi i kishte thënë se porositësi ishte kunati i Berishës.[caption id="attachment_473598" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Durim Bani Në foto: Durim Bani[/caption]prokuroria