Bregdeti i Lezhës, Ambientalisti: I ndotur masivisht nga ujërat e zeza
Ujërat e rajonit të Lezhës sipas ambientalistit Sazan Guri janë të ndotura. Për ambientalistin është e pafalshme që në këtë zonë shumë të frekuentuar prej turistëve ende nuk është vënë në funksion impianti i përpunimit të ujërave të zeza. Por sipas vendorëve impianti është në punë.Ujërat në rajonin e Lezhës janë të ndotur. Sipas ambientalistit Sazan Guri, lumi Drin dhe bregdeti i Shëngjinit janë të ndotur nga ujërat e zeza të cilat ende nuk trajtohen.Por si mund te zgjidhet ky problem?. Për ambientalistin duhet vënë në punë impianti i përpunimit të ujërave të zeza.Ndërkohë jashtë kamerës, vendorët pohojnë se impianti i përpunimit të ujërave të zeza është vënë në punë, ndonëse vërehet prezencë e ndotjes në bregdet.Bregdeti i Shëngjinit është ndër më të frekuentuarit nga turistë vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.