Pas akuzave të Doshit, Rama takon Llallën dhe Tahirin. Kryeprokurori raporton dhe te Nishani

Kryeprokurori Adriatik LLalla ka pasur takime të ngjeshura sot, një ditë pas akuzave të rënda që deputeti shkodran Tom Doshi, tashmë i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS hodhi mbi kryeparlamentarin Meta dhe ministrin Tahiri.Fillimisht  kryeprokurori dhe ministri i Brendshëm u thirrën në një takim nga kryeministri Edi Rama. Më pas u mësua se edhe presidenti Bujar Nishani, kishte thirur në një takim kryeprokurorinRama thërret në kryeministri Tahirin dhe  Llallen Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.Nuk pati njoftim zyrtar, por takimi mes tre zyrtarëve të lartë nisi rreth orës 10: 00 dhe u zhvillua në ambientet e kryeministrisë dhe përfundoi rreth orës 10:20.Pas përfundimit të takimit, u largua kryeministri Rama dhe më pas kryeprokurori Llalla dhe ministri Tahiri.Takimi i Nishanit me LlallenKryeprokurori Adriatik Llalla është thirrur në një takim edhe nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Takimi mendohet se ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe për të u mësua rreth orës 15: 30 minuta të ditës së sotme.  Mendohet se tema kryesore e diskutimit kanë qenë akuzat e Tom Doshit por zyrtarisht nuk ka ende asnjë njoftim.Akuzat e Tom Doshit: Ilir Meta urdheroi vrasjen timeTom Doshi dje menjëherë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS, akuzoi Ilir Metën se ka urdhëruar dhe ka paguar një person për ta vrarë.Tom Doshi deklaroi dje Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i  cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qarta Edi Ramës edhe për 21 janarin dhe për të gjitha gjërat.

Shantazh i vertete eshte ai qe ben Meta. Nese nuk me mbroni ju coj ne opozite i thote ai Rames. Kjo aleance duhet te denoncohet deri ne fund... Ditet e fundit Edi Rama me ka bere oferte qe ta fsheh kete krim duke me dhene garanci se qeveria dhe partia do vazhdojne te me mbeshtesin dhe se nuk do kete masa ndaj meje. Une nuk bej pazare me askend per jeten time dhe te femijeve te mi. Krimi duhet te hetohet dhe denohet, ashtu sic ambasadoret e nderuar shprehen ne deklaraen e tyre. Jam i gatshem te bashkepunoj deri ne fund me drejtesine."[caption id="attachment_473111" align="alignnone" width="640"]Adriatik Llalla duke dale nga kryeministria, paraditen e 3 marsit 2015 Kryeprokurori Adriatik Llalla duke dale nga kryeministria, paraditen e 3 marsit 2015[/caption][caption id="attachment_473121" align="alignnone" width="640"] Saimir Tahiri duke dale nga kryeministria, paraditen e 3 marsit 2015 Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke dale nga kryeministria, paraditen e 3 marsit 2015[/caption] LEXO ME SHUMEGrupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi TahirinTahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom Doshin“Rama do prova” Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësinSHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminalePas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniDoshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminiminBasha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e DoshitBraho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euro