Nuselala mbi qukapik, foto që po bën xhiron e botës

foto KNjë foto mjaft e rrallë, ku një nuselale mbahet fort ndërsa fluturon mbi një qukapik, po bën xhiron e botës përmes internetit. Dyshja fantastike është fiksuar në aparatin e një fotografi amator anglez në Eseks të hënën e kaluar.Martin Le-Mej, po shëtiste në "Hronçërç Park" me bashkëshorten kur dëgjoi një zhurmë pas shkurreve dhe menjëherë drejtoi aparatin për të kapur një prej fotove më të rralla të bëra në natyrë."Kur mora aparatin, zogu po fluturonte drejt nesh. E shkrepa dhe bëra disa poza. Më vonë e kuptova se qukapiku kishte sipër diçka".Le-Mej merret me fotografi prej 15 vitesh, por kjo është hera e parë që ka arritur të kapë një çast kaq të rrallë."Kur sheh papritur një nuselale mbi një qukapik e kupton menjëherë se kjo është diçka e veçantë, diçka e jashtëzakonshme".Fatmirësisht për qukapikun, fotot e shpërqendruan nuselalën dhe ai arriti t'i shpëtonte vdekjes së sigurt.