Ish-Uzina e Laçit, helmet kimike ende prezentë duke ndotur ambientin

Ndonëse prej të paktën 20 vitesh nuk është në punë, ish Uzina e Laçit vazhdon të ndotë ambientin dhe tokat përreth. Banorët rrëfejnë se një pluhur I kuq me bazë hekuri është helmi më I zakontë që vjen prej ish Uzinës së Fosfatit.Ish uzina kimiko-metalurgjike e Laçit vazhdon të jetë një nga ndotësit më të mëdhenj të zonës, ndonëse për të paktën dy dekada nuk është funksionale.Si pasojë e mbetjeve kimike të trashëguara që nga koha kur ishte në punë, tokat përreth ish uzinës janë të ndotura me pluhur të kuq me bazë hekuri.Ekspertët shpjegojnë se ne ambientet e kësaj uzine gjendet nje sasi fluorosilikat natriumi, lëndë e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, pasi ka veti helmuese tepër te forta.Në ish Uzinën e Laçit prodhohej plehra fosfatike, acid sulfurik i koncentruar, baker si dhe nje sere produktesh te tjera kimike. Që në atë kohë ndotja ishte aq e madhe nga clirimi i gazrave sa qeveria subvenciononte 40 perqind te prodhimit bujqesor te vendeve nen ndikimin e uzines.