Presidentë, kryeministra e ministra që u është rrezikuar jeta
1990-2015, sulmet ndaj drejtuesëve të shtetit, nga Berisha, Rama, Nano, Teta, Dade e deri te Saimir TahiriGati ishin harruar sulmet ndaj drejtuesve të shtetit shqiptar që nga vitit 1990 e deri më sot.Por shpërthimi i tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nxorri edhe një herë në pah betejën më të madhe të këtij çerek shekulli në vendin tonë: atë mes krimit dhe shtetit.Dhe historia e krimit që ka ngritur dorë ndaj shtetit është tejet “e pasur” që nga viti 1912. Ne kemi 8 kryeministra të vrarë, disa ministra të vrarë dhe dhjetra deputetë po të vrarë. Por ndërsa deri në 1990 sistemet politike në Shqipëri në asnjë rast nuk kanë qenë demokratikë, pas vitit 1990 situata është krejt ndryshe.Që nga ky vit ne kemi deputetë të vrarë, kemi politikanë të vrarë, por si ka qenë raporti i krimit ndaj presidentëve, kryeministrave dhe ministrave? Pra me ata që kanë qenë në detyrë dhe kanë patur pushtet ekzekutues?Targeti i parë i epokës postkomuniste është Sali Berisha. Në tre raste jeta e presidentit të dytë pas rrëzimit të komunizmit është rrezikuar seriozisht.I pari ka qenë në 9 maj 1996 kur duke shoqëruar homologun italian Luigi Scalfaro, në një vizitë në Tiranë, Berisha u gjend në një situatë serioze për jetën kur një i ri me emrin Ilri Buzi e kërcënoi me jetë shumë pak metra afër tij duke mbajtur një granatë në dorë dhe duke bërtitur se do ta shpërthente nese Berisha nuk i jepte viston për një kredi.Kjo është një arsye për të qeshur sot, por jeta e dy presidentëve ishte realisht në rrezik nëse një djalosh i guximshëm i policisë me emrin Vaso Sota nuk do ta çarmatoste atentatorin me granatë falë një lëvizje alla Chuck Norris.Edhe më e rrezikshme ka qenë jeta e presidentin Berisha një vit më vonë kur në mars 1997 një grup personash sulmuan me armë godinën e presidencës dhe targeti i tyre ishte presidenti, por u sprapsën nga grupi i bodyguard-ëve po me armë.Por më i rëndi rast ndaj jetës së Berishës shënohet më 4 qershor 1997 në Shkallnuer të Durrësit, kur teksa fliste në një miting, një i ri me emrin Ilir Çeta hodhi në drejtim të tij për ta vrarë një granatë që për fat nuk shpërtheu.Duket se Berisha kërcënimet i la pas me detyrën e presidentit sepse për 8 vite si kryeministër nuk u shënua asnjë ngjarje analoge përvecse rasteve kur media shkruante se Berisha mbante në trup antiplumb nga frika.Personazhi i dytë në detyrë është një femër. Arta Dades në detyrën e ministres së Kulturës ka kaluar një situatë jo pak të rrezikshme në vitin 1998 kur një makinë e eskortës së saj e parkuar në qendër të qytetit u hodh në erë dhe makinat e tjera u dëmtuan lehtë. Fati e deshi që ministrja të mos ishte aty, por kërcënimi ndaj saj ishte real.I pari ministër i Brendshëm që është bërë target i një sulmi është Neritan Ceka. Arkeologu i mësuar të shkonte në vendngjarje 2 mijë vjet me vonesë, u bë vetë ngjarja kur një person u preu rrugën sapo ai doli nga godina e ministrisë së Brendshme. Por bodygardët e Cekës ia prenë në mes hovin atentatorit duke e neutralizuar dhe arrestuar në pak sekonda.Ministri i Brendshëm më në rrezik për jetën ka qenë Perikli Teta. Ndaj tij është bërë atentat direkt me armë më 15 shtator 1998 dhe mes atentatorëve dhe bydidgardëve të tij pati një shkëmim të ashpër zjarri duke e vrarë atentatorion. Për fat ministri nuk pësoi asgjë gjë. Pë nga numri i atentateve vetëm Fatos Nnao mund ta “konkurojë” Sali Berishën.Dy bigët e politikës shqiptare në epokën e tyre janë big edhe në aspektin e rreziqeve ndaj jetës. Rasti i parë shënohet në detyrën e kryeminitrit më 14 shtator 1998 kur një turmë prej mijëra vetë sulmuan godinën e kryeministrisë me automatikë, granata antitank e deri tank për të vrarë kryeministrin Nano. Godina dhe zyra e kryeministrit u shkatërruan por garda e largoi Nanon vetëm pak caste para sulmit duke e strehuar në Maqedoni. Nëse Nano do qendronte zor se do i shpëtonte vrasjes dhe ai do ishte sot heroi i vrarë në zyrë. Disa muaj më parë kryeministri Nano kishte marrë një kërcënim për vendosje bombe në zyrën e tij, një ngjarje që duket si përkëdhelje me rastin e dytë.Nuk i ka shpëtuar atentatit edhe kryeministri aktual Edi Rama. Por në detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Kishte afro 1 vit si kryetar në këtë detyrë por një person qëlloi me plumba - jo duke përdorur armën, por forcën e krahut - xhamat e dritares të shtëpisë së tij në afërsi të “21 dhjetorit”.Mbahet mend edhe sot e kësaj dite batuta e Ramës me plumbat në dorë: Këto janë karamelet e doktor Berishës si reagimi më me humor që ështyë dëgjuar në një kërcnëim për jetën. Edhe Ilir Meta nuk i ka shpëtuar kërcënimeve.Rasti më flagrant ka qenë ai në 2011 për të cilin u kryhen edhe hetime serizoe pas dy sms që i kishin mbërritur atij nga jashtë vendit në celularin e tij.Policia e mori në mbrojtje atë dhe familjen por autorët nuk u gjendën kurrë. Dhe rasti i fundit është ai ndaj ministrit aktual të Brendshëm Saimir Tahiri.Një person ka vendosur një lëndë ekspozive në farmacinë e të atit duke sjellë shpërthimin, një ngjarje që më shumë se kaq është kërcënim ndaj jetës së vetë ministrit të brendshëm.
Ja kronologjia e ngjarjeve9 Maj 1996 Një i ri me emrin Ilir Buzi kërcënon me një granatë në dorë presidentin Sali Berisha me homologun italian Luigi Scalfaro gjatë vizitës së tij në Tiranë. Atentatori që kërcënonte se do aktivizonte granatën në këmbim të një kredie, u çarmatos dhe u arrestua.13 Mars 1997 Shkëmbim zjarri përpara godinës së presidencës midis një grupi personash që kërkonin të hynin brenda ku ndodhej presidenti Sali Berisha. Pas disa të shtënash, sulmuesit me armë u larguan.4 Qershor 1997 Në një miting në Shkallnuer të Durrësit Ilir Ceta hodhi një granatë ndaj presidentit Sali Berisha në pudiumin në të cilin po mbante fjalim, por ajo nuk shpërtheu.21 Shtator 1997 Shpërthen në Shkodër nga një sasi tritoli në një makinë që ishte pjesë e eskortës së ministres së Kulturës Arta Dade që do merrte pejsë në një simpozium. Makina e parkuar u shkatërruar plotësisht12 Janar 1998 Një makinë i zë rrugën eskortës së ministrit të Brendshëm Neritan Ceka sapo ai del nga godina e ministrisë së Brendshme. Autori arrestohet.12 Shkurt 1998 Një telefonatë anonime në drejtorinë e policisë së Tiranës njoftonte që kishte vënë bombë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano. Pas evakuimit të godinës së qeverisë duke larguar edhe kryeministrin Nano, rezultoi se gjithcka ishte e rreme.14 Shtator 1998 Sulmohet me armë, granata, antitank e tank, godina e kryeministrisë për të vrarë kryeministrin Fatos Nano. Ngjarja që ndodhi pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari u cilësua si kryengritje e armatosur u shoqërua me shkatërrimin e zyrës së tij dhe të gjithë ambjenteve të brendshme të kryeministrisë. Kryeministri Nano u largua për në Maqedoni.15 Shtator 1998 Sulmohet me armë eskorta e ministrit të Brendshëm Perikli Teta sapo del nga godina e ministrisë pak pas mesnate. Badigardët i kundërpërgjigjen me breshëri zjarri dhe autori i sulmit mbetet i vdekur.13 Prill 2001 Një person i panjohur hedh disa fishekë në dritaren e banesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama në afërsi të "21 dhjetorit", ngjarje për të cilën policia deklaron se është kërcënim ndaj jetës së Ramës. Vetë Rama deklaron: Këto janë karamelet e doktor Berishës!19 Gusht 2011 Në fakt Ilir Meta nuk kishte detyrë shtetërore kur mori kërcënime. Ai sapo kishte dhënë dorëheqjen si zëvendëskryeministër dhe ministër, por ngjarja lidhej padyshim me detyrën që ai kishte. Kreu i LSI bëri publikë dy sms në celularin e tij me anë të së cilit është kërcënuar me jetë nga një numër celulari jashtë vendit. Policia merr në mbrojtje Metën dhe familjen e tij.10 Shkurt 2015 Hidhet në erë me eksploziv farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, autori ka vendosur tritolin në kondicionerin e farmacisë dhe rreth orës 02.00 e ka aktivizuar.2 Mars 2015 Pak minuta pas përjashtimit të tij nga Grupi parlamentar i PS-së, deputeti Tom Doshi lëshon akuza të forta në drejtim të kryetarit të parlamentit Ilir Meta."Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. "