Elbasan, arrestohen dy femra për ushtrim prostitucioni në një lokal

Elbasan-Dy femra janë vënë në pranga pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni dhe një tjetër ndiqet në gjendje të lirë.Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Engjëllushe Jemini 53 vjeçe  nga Cërriku e cila ishte organizatorja  dhe pronarja e lokalit ku ushtrohej veprimtaria kriminale, Lulieta Dervishi 42 vjeç nga Poliçani, e cila ishte njëra nga femrat që shfrytëzoheshe për ushtrim prostitucioni. Po ashtu ndiqet në gjendje të lirë  V.Z  35 vjeçe nga Cërriku.Gjate operacionit u sekuestruan 15.000 lekë të reja dhe 5 aparatë telefona celulare. Veprat penale të cilet dyshohen së kanë konsumuar keto shtetase jane "Shfrytezim prostitucioni", "Mbajtje te lokaleve ku ushtrohet prostitucion".