Greva e studentëve, PD kallëzon Ardian Çipën dhe shërbimin e ambulancës

Partia Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës padi për Drejtorin e policisë, drejtues të tjerë dhe shërbimin e urgjencës. Selia blu e depoziton këtë kallëzim me pretendimin se ndaj studentëve në grevë është ushtruar dhunë. Ndërsa studentët kanë paralajmëruar rikthim në grevë urie në rast se Ministria e Arsimit brenda pak orëve nuk u gjen një zgjidhje.  Në Prokurorinë e Tiranës tashmë ka një padi për drejtorin e policisë Ardian Çipa, për drejtues të tjerë të policisë dhe për shërbimin e urgjencës.PD ka vendosur ti drejohet Prokurorisë  sepse pretendon se ndaj studentëve është ushtruar dhunë për ti nxjerrë ata nga greva e urisë dhe nuk u është dhënë shërbimi shëndetësor kur kanë patur nevojë.Padia është depozituar nga Ervin Salianji, shefi i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike.“Kallëzimi është me objekt, kallëzimin e veprës penale të parashikuar në nenin 84 që është kanosja, neni 86 që është torturë, neni 90 dëmtime të tjera me dashje, neni 97 i mosdhënies ndihmë, neni 250 kryerja e veprimeve arbitrare si dhe neni 231 për pengimin e ushtrimit të drejtë spër tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar.Nga dëshmitë e studentëve të cilat i kemi të regjistruara me video dhe foto na është thënë se personat që kanë ushtruar dhunë janë: Ardian Çipa drejtori i Policisë Qarkut Tiranë, Ardi veliu zv/drejtor për rendin, Libani Jaupi zv/drejtor për krimet, Përparim kolndreu shefi i komisariatit nr. 3, Lord Sallaku zv/shef i komisariatit 5, Armir Slakolli shefi i komisariati nr. 4, Ëngjëllush Avdyli shefi i komisariatit nr. 2.Gjithashtu kallëzojmë të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, të përfshirë në aksionin e shpërndarjes së dhunshme dhe të paligjshme të studentëve. Po ashtu kallëzojmë punonjësit e shërbimit të urgjencës të cilët nuk janë dnodhur pranë grevistëve”.Studentët të mbledhur para Universitetit Politikenik i kanë dhënë afat pak orë Ministrisë së Arsimit që të gjejë një zgjidhje, në të kundërt kanë paralajmëruar grevë urie.Ministria e Arsimit ende nuk është shprehur për këtë qëndrim të dytë të studentëve, ndërsa një ditë më parë Rektori i Universitetit të Mjekësisë thanë se tarifat janë vendosur me VKM dhe studentët e dinin që në fillim që këtë shumë do paguanin.