Iraku merr kontrollin e disa zonave pranë Tikrit

Forcat qeveritare irakiane thonë se kanë rimarë kontrollin e disa zonave përreth Tikrit, teksa ofensiva e tyre për të marrë të gjithë qytetin nga duart e shtetit islamik vijon.30.000 trupa të qeverisë dhe disa të tjerë të milicive po sulmojnë në fronte të ndryshme, të mbështetur edhe nga sulmet ajrore irakiane.Tikrit, i cili ndohet në veri të kryeqytetit Bagdad, ra në duart e militantëve ektremistë qershorin e kaluar.Burime të sigurisë deklarojnë se deri tani janë rimarë rrethet el-Tin, pranë universitetit të qytetit në verilindje dhe  zona e  al-Abeid, në perëndim.Nuk janë publikuar shumë detaje nga operacionet, por burime të ushtrisë thanë për mediat se pesë ushtarë dhe 11 luftëtarë të milicisë janë vrarë gjatë ofensivës.Pentagoni deklaroi se SHBA nuk kanë  ofruar mbështetje për operacionet, duke thënë se Iraku është vendi i tyre, kanë ushtrinë e tyre dhe lufta kundër shtetit islamik është e tyre.Kurse Australia do të dërgojë një shtesë prej 300 ushtarësh për të ndihmuar në stërvitjen e forcave irakiane që luftojnë militantët e Shtetit islamik. Lajmi u bë i ditur nga  kryeministri Tony Abbott."Ky vendim shënon fazën tjetër të kontributit të Australisë në koalicionin ndërkombëtar për të mposhtur kultin e vdekjes, shtetin islamik”, tha Abbott.Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi deklaroi fillimin e operacionit të dielën vonë, duke synuar që pas Tikrit të rimarrë Mosulin, qytetin e dytë më të madh në vend, i cili  aktualisht qeveriset nga Shteti Islamik