SHBA, 3 persona rrëmbejnë kamionin me ar, vlera 4 milionë dollarë
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në SHBA, ku tre persona të armatosur kanë mundur të vjedhin një sasi ari në vlerë prej 4 milionë dollarë.Autoritetet amerikane thanë se grabitësit morën arin që po transportohej me kamionin që udhëtonte nga Florida për në Masaçusets.Rojet e sigurisë që po drejtonin kamionin thanë se u ndalën në autostradë pasi kuptuan që automjeti kishte probleme teknike.Më pas pranë tyre u afruan tre persona të armatosur duke i urdhëruar të shtriheshin në tokë, iu kanë lidhur duart prapa shpinës, ndërsa më pas i kanë çuar në një mal të afërt.Grabitësit më pas e kanë nxjerrë arin nga kutitë që gjendeshin në kamionë dhe janë larguar nga autostrada, thuhet në një njoftimin e autoriteteve të sigurisë amerikane.Ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre, ndërsa në hetime janë përfshirë shërbimet e inteligjencës.