Berisha: Këshilli i vrasjeve thërret Prokurorin dhe i thotë "heto po deshe"
Ish-kryeministri Berisha, i cili është akuzuar nga LSI ka qenë kunati i tij që ka porositur vrasjen e deputetit shkodran Tom Doshi, nëpërmjet një postimi në FB ka reaguar pas takimit Rama-Llalla-Tahiri.“Këshilli i vrasësve-siç i quan ai- Meta -Rama -Tahiri – Braho therriti sot ne kryeministri Prokurorin e Pergjithshem me temen: Hajde dhe na heto po deshe!!!”Berisha mbështetjen dhe besimin e ka te Presidenti, të cilit i bën thirrje të marrë cdo masë për të garantuar veprimtarinë e Prokurorisë, në kushtet kur “kupola e krimit-sipas tij- kërkon të destabilizojë vendin”“I bej thirrje Presidentit te Republikes te marre çdo mase per te garantuar veprimtarine normale te Prokurorise se Pergjithshme, ne kushtet kur kupola e krimit po ben cdo gje te destabilizoje vendin. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem qe ne keto momente kritike per shoqerine shqiptare te hetoje dhe te ndjek penalisht te gjitha ata zyrtare te lart te implikuar ne nje projekt makaber qe do te zhyste vendin ne nje konflikt civil te papare. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin, shoqerine tone nga kreret e krimit qe drejtojne sot Parlamentin dhe qeverine e Shqiperise”