Obama intervistë për Reuters: Fjalimi i Netanjaut në kongres, gabim i madh
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se fjalimi i kryeministrit izraelit para kongresit, është një gabim. Duke folur ekzkluzivisht për Reuters, Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, siç është kufizimi i Iranit në prodhimin e armëve bërthamore.Barack Obama: “ Unë mendoj se shqetësimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjau mbi veprimtarinë e Iranit është i sinqertë. Por ne e kemi thënë edhe herë të tjera se duhet të qëndrojmë të fokusuar në qëllimin tonë përfundimtar, i cili është parandalimi i Iranit nga prodhimi i armëve bërthamore. Sa i përket çështjeve të politikës, ne mendojmë se është vërtetë e gabuar për një kryeminitër të një vendi të caktuar të vijë dhe të mbajë fajlim në kongres disa javë para zgjedhjeve. Kjo bën të duket sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbështesin njëanshmërisht një kandidat”.Gjithsesi, presidenti amerikan tha se lidhja mes SHBA dhe Izraelit është e pathyeshme, pavarësisht tensioneve dhe opinioneve të ndryshme mbi marrëveshjen historike me Iranin.Presidenti amerikan ka prekur gjithashtu edhe vrasjen e liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, duke e konsideruar një simptomë të përkeqësimit të klimës në Rusi. Ai u bëri thirrje autoriteteve ruse për hetim të plotë dhe të pavarur të kësaj çështje.Barack Obama: "Ky është një tregues i qartë i klimës së brenshme në Rusi, në të cilën shoqëria civile , gazetarët e pavarur, njerëzit që përpiqen të komunikojnë nëpërmjet internetit, janë ndjerë të kërcënuar dhe të censuruar. Informacioni që publiku merr nëpërmjet mediave shtetërore është tejet i kontolluar”.Sa i përket marëdhënieve me Kubën, Obama tha se më shumë gjasa deri në muajin prill shteti amerikan do të hapë ambasadën e tij në Havana. Por ai pranoi se stabilizimi i plotë i marëdheniëve mes dy vendeve do të kërkojë një kohë të gjatë.Gjithashtu edhe Kina ka qenë në fokus të Presidentit Obama, i cili kritikoi rregullat e reja të Kinës mbi kompanitë teknologjike amerikane.Nëse Kina kërkon të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet fillmisht të ndryshojë këto ligje, përfundoi Obama.