Deputeti gjerman mbyll me 5000 euro çështjen për pedofili

Pagoi 5000 euro dhe pranoi se kishte gabuar. Me kaq është mjaftuar një gjykatë në veri të Gjermanisë për të mbyllur çështjen e ish-deputetit Sebastian Edati, i cili akuzohej për pornografi me të mitur.Dikur një yll në rritje i socialdemokratëve gjermanë, karriera e tij mori tatëpjetën kur në laptopin e punës iu gjetën foto fëmijësh.Teknikisht ato nuk ishin foto pornografike dhe ai vetë ka mohuar me forcë të ketë pasur ndonjëherë foto pornografike të miturish.E me sa duket gjykata e ka pranuar lutjen e tij dhe ka mbyllur çështjen pa shumë zhurmë, ndërsa paratë që ka paguar do të shkojnë në ndihmë të një organizate për mbrojtjen e fëmijëve.Por edhe pse i shpëtoi dënimit me dy vjet burg, ai u detyrua të largohet nga parlamenti dhe me shumë gjasa nuk do të ketë më vend në politikën gjermane.