Akuzat e Doshit, Rama: Të presim hetimin e plotë të telenovelës së shëmtuar
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar pak durim, për të pritur hetimin e plotë të akuzës së deputetit Doshi, akuzë bombastike siç e quan ai.Në një postim në rrjetin social facebook Rama, duke ironizuar median dhe PD shkruan:"Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise."Rama shkuran se kjo telenovelë e shëmtuar që nisi dje do të ketë fund të palumtur për ata që sulmojnë qeverinë."Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri - tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s'ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.#VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe...!"
LEXO ME SHUMEGrupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi TahirinTahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom Doshin“Rama do prova” Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësinSHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminalePas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniDoshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminiminBasha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e DoshitPas akuzave të Doshit, Rama takon në kryeministri Llallën dhe TahirinProkuroria nis hetimet: Tom Doshi të paraqesë provat