Velipojë, Haxhinasto përuron impjantin e trajtimit të ujërave të zeza
Nga kjo e shtunë, 18 mijë banorë të zonës turistike të Velipojës do të mund të kenë të aksesueshëm për banesat e tyre, impiantin e trajtimit të ujrave të zeza.Inagurimi i përfundimit të fazës së parë të projektit, i cilësuar i një rëndësie të veçantë për këtë zonë turistike, u bë nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto,dhe shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri Yngve Engström.Ministri Haxhinasto vlerësoi standardin e lartë të punimeve, duke e quajtur një vepër shumë të rëndësishme për vitalizimin e zonës së Velipojës dhe përmirësimin e jetës së banorëve të saj.Ai bëri edhe një thirrje që banorët të mos pengojnë ecurinë e projektit, duke rezistuar të bëjnë lidhjen me impiantin me argumentin se kanë gropa septike.Gjithashtu i pyetur nga “Ora Neës” mbi egzistencën ngjitur me impiantin e një fushe të depozitimit të mbetjeve, ai premtoi ndërhyrje të shpejtë pasi impakti i saj është negativ për mjedisin dhe jo vetëm.Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Yngve Engström,vlerësoi bashkëpunimin dhe premtoi të tjera nisma në këtë drejtim, por duke monitoruar me përpikmëri zbatimin e çdo faze.Ky projekt IPA është financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me një vlere totale rreth 18 milionë Euro. Kapaciteti i ndërtuar për Fazën e Parë të impiantit është 18.000 banorë, me vlerë rreth 3.5 milionë Euro.Përfundimi i projektit në mars të 2016 do të mbulojë 100% kapacitetin e parashikuar ose 55.000 banorë.Finalizimi i këtij projekti do të mundësojë dhe synojë, edhe shmagnien e ndotjes mjedisore, për të evituar praktikën e aplikuar deri më tani të gropave septike në zonën turistike të Velipojës.