Kërkesat për azil, Ambasadori zvicerian: Nuk japim strehim ekonomik
Nga Berati, Ambasadori zviceran Kristof Graf deklaron se nuk do pranohen azilkërkues shqiptarë, pasi Zvicra nuk jep azil për për motive ekonomike.“Problemi me azilantët nuk është kritik, kemi një proçedurë që brenda 48 orësh verifikon personat që kanë hyrë dhe merren masat ndaj tyre. Zvicra nuk jep azil për motive ekonomike. Vitet e fundit kemi pasur ardhje emigrantësh nga zonat shqipfolëse, kryesisht nga Kosova, të cilët ndihmojnë për të kuptuar realitetin e vërtetë të aplikuesve. Shqipëria është një vend i sigurtë”.Në vizitën e tij të parë zyrtare në Berat ku ka shkuar për projektin TAP, Graf rrëfen se ka mbetur i çuditur nga plehrat në anë të rrugës së qytetit të mbrojtur të UNESCO-s.“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Berat për të parë partneritetin, por edhe për të diskutuar për mënyrat për shtimin e bashkëpunimit. Berati është një qytet me vlera historike, por edhe me klimë të frytshme bashkëpunimi.Në të shkuarën kemi pasur parneritet me Bashkinë për përfshirjen sociale të komunitetit rom, si edhe për arsimin profesional. Së fundmi marrëveshje për fuqizimin e ndërmarrjes së ujësjellës.Po shqyrtojmë për investimin e në sistemin e menaxhimit të mbetjeve. Berati është qytet i bukur, por rrugës teksa vija më çuditi dhe surprizoi fakti i mbetjeve në anë të rrugës. Projekt i rëndësishëm eshte edhe TAP, nga i cili përfiton i gjithë vendi. Në mënyrë të veçantë ka një program për gazifikimin e B eratit, për përdorim të brendshëm, jo thjesht si qytet tranzit”.Ambasada zvicerane ka bashkëpunim të hershëm me Bashkinë e Beratit në realizimin e qendrës për fëmijët me aftësi të kufizuara.Në takimin me Ambasadorin Graf, kryebashkiaku i i Beratit shoqërohej nga deputetët Eduart Shalsi dhe Fidel Ylli.