Plani i NATO-s: Ja si do ti kundërvihemi kërcënimit rus në Krime

Nga Tirana, Zv.Komandanti Suprem i Komandës së Aleancës për Europën, Gjeneral Adrian Bradshaw, ka lajmëruar një plan që Perëndimi do të hedhë në veprim për të zhvilluar më tej kapacitet e NATO-s për t’iu kundërvënë kërcënimeve të ndryshme, përfshirë ekspansionin rus në Krime dhe gjithë Europën.“ Aletatët e NATO-s kanë qenë unanim në miratimin e masave shtetsë të sigurisë dhe zgjerimin e forcës së reagimit. Kjo përfshi8n krijimin e një task-force të përbashkët të gadishmërisë tepër të lartë, forcë reaguese që do të jetë e përbërë nga një brigadë shumëkombëshe. Do të jenë gati për lëvizur b renda dy ose tre ditësh. Tashmë është formuar dhe një forcë e përkohshme që to të zhvillojë një seri stërvitjesh këtë pranverë në mënyrë që të zhvillojë më tepër kapacitetet e NATO-s për t’iu kundërvënë kërcënimeve”.Por duke mbetur tek rreziku dhe sfidat e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, Shefi i ushtrisë shqiptare Gjeneral Jorenim Baze, fokusin e ka vënë tek rreziku terrorist ndaj Shqipërisë, duke pranuar se vendi ynë nuk është imun përballë këtij rreziku.“ Nuk është imune  ga rreziku i ekstremizmit. Edhe ajo mbetej e cënueshme si gjithë vendet e tjera, si një vend i Ballkanit, si një vend mesdhetar. Por nga ana tjetër ne jemi në alert të plotë, duke u marrë seriozisht me çështjen”.Qëllimi i vizitës së Komandantit Suprem të Komandës së Aleancës për Europën është diskutimi i çështjeve si: operacioni i NATO-s në Afganistan, operacioni në Kosovë "KFOR"dhe stërvitjeve të përbashkëta për përmbushja e objektivave të kapaciteteve të NATO-s.