Aksidentohet 4 vjeçarja në Klos, e mitura po kthehej nga kopështi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2015, 18:36
Një i mitur ka humbur jetën në Mat si rezultat i një aksidenti rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që vogëlushja katër vjeçare me iniciale A.D po kthehej nga kopështi.E mitura është përplasur nga një automjet, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ajo është transportuar me urgjencë nga drejtuesi i mjetit drejt spitalit të Burrelit, por bluzat e bardha nuk kanë mundur dot ta mbajnë në jetë.Forcat e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi të miturën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.