Ja lista paraprake e profesionistëve të shëndetit që plotësojnë kreditet
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim publikon listën e perditesuar të profesionisteve te shendetit qe kane plotesuar numrin e krediteve.QKEV eshte duke punuar per regjistrimin ne sistem te çdo krediti nga aktivitetet e organizuara dhe lista perfundimtare besohet te dale ne fund te muajit Mars.Profesionistet e shendetit duhet te interesohen prane QKEV-se per te pare nese nuk janë te rregjistruar ne sistem, e si pasoje nuk jane rregjistruar kreditet nga aktivitete qe kanë marre pjese.Gjithashtu profesionistet qe nuk kane plotesuar kreditet e mjaftueshem, duhet të plotesojnë formularin e vetdeklarimit nese nuk e kanë dorezuar deri tani.800 mjekë, infermierë, farmacistë dhe dentistë nga data 16 prill do tu hiqet licensa. Ata nuk kanë të drejtë të punojnë në spitalet private dhe publike për të paktën 6 muaj kur do të bëjnë provimin e ricertifikimit. Arsyeja është se ky staf ka 0 kredit.Por këta nuk janë të vetmit, rrezikojnë pezullim license edhe 2697 vetë personel mjekësor të cilët nuk i kanë plotësuar kreditet dhe duhet ta bëjnë këtë deri më 15 tetor.Te gjithe te interesuarit mund te klikojne këtu për të verifikuar nese emri i tyre eshte ne listen e profesionisteve te shendetit qe kane plotesuar numrin e krediteve.