Studentët e mjekësisë shpallin grevën e urisë, apel Ramës për kërkesat
Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore përshkallëzuan sot protestën e tyre, duke hyrë në grevë urie. Pasi nuk morën zgjidhje nga Ministria e Arsimit, ata i kërkuan kryeministrit Rama trajtim të barabartë dhe ulje të tarifave të shkollimit.Tiranë- Studentët e ngujuar që prej 48 orësh në godinën e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, kanë shpallur grevën e urisë. Ata akuzuan Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, se shpërfilli kërkesat e tyre, ku kryesorja është ulja e tarifave të shkollimitNga greva e urisë studentët i kanë kthyer sytë nga kryeministri Rama, të cilit i kanë bërë vetëm një kërkesë: Të shkollohen e të trajtohen të barabartë.Studente të fakulteteve të ndryshme janë ngujuar në ambjentet e fakultetit pas deklaratës së Ministres Nikolla, se nuk do të ulë tarifat e shkollimit dhe se këtë faturë nuk mund t’ua faturojë tasapaguesve shqiptarë.Studentët janë të vendosur të vijojnë grevën e urisë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.