Masakër në SHBA, 36-vjeçari vret 8 persona dhe vetëvritet
Nëntë persona janë gjetur të vdekur në banesa të ndryshme në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas policisë, bëhet fjalë për vrasje masive, kurse autori i ngjarjes ka vrarë veten pas sulmit.Sipas autoritetit përgjegjës për patrullimin e autostradave në shtetin e Misurit, një grua e moshuar në mesin e viktimave, besohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.Ngjarja e rëndë ka ndodhur reth orës 22:00 të së enjtes, kur sherifi i qarkut të Teksasit mori një telefonatë për të shtëna me armë.Vajza që telefonoi u tha autoriteteve se ishte strehuar në shtëpinë e fqinjit menjëherë pasi dëgjoi zhurmën e armëve të zjarrit.Efektivët e policisë gjetën 2 trupa në shtëpinë e saj dhe pas disa kërkimeve në lagje gjetën katër viktima të tjera dhe një të pestë të plagosur, i cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.I dyshuari është një 36-vjeçar, i cili u gjet i vdekur dhe sipas policisë duket se ka vrarë veten. Kinder tha se autoritetet kanë njoftuar të afërmit e viktimave. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë apo lidhjet e mundshme mes viktimave.Vrasjet kanë ndodhur në jug të Misurit, zonë e njohur për gjueti, kampe dhe sporte në lumenj.