94 vajza të trafikuara në vit, OKB jep alarmin: Shifra e papranueshme

94 vajza janë trafikuar nga Shqipëria vetëm gjatë 2014 dhe sipas OKB kjo është një shifër e papranueshme. Kreu i Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore kërkoi nga autoritetet e Tiranës të punojnë më fort për ti vënë fre femomenit. David Saunders drejtoi edhe një apel për mediat:shmangie të paragjykimeve për të rritur rastet e denoncimeve.Tiranë- Trafikimi i qënieve njerëzore mbetet fenomen shqetësues në Shqipëri. Shifrat zyrtare flasin për 94 raste vetëm gjatë 2014-ës dhe sipas kreut të Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore kjo situatë është e papranueshme.David Saunders kërkoi nga autoritetet shqiptare më shumë angazhim për ti vënë fre trafikimit të vajzave dhe grave.David Saunders: “Nga informacionet që kemi marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2014 janë trafikuar 94 persona, ku 100% e listës kanë qenë femra. Këtu nuk flasim vëtëm për këtë shifër.Po flasim për 94 familje që janë shkatërruar, e që vijnë nga kriza të paimagjinueshme, një prej të cilave trafikimi i qenieve njërëzore që ne jemi duke trajtuar sot. Dhe çfarë do të thotë kjo shifër për ne?Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Kjo shifër është e papranueshme! Duhet të bëjmë më tepër për të mbrojtur viktimat, t'i fuqizojmë ato dhe të ndjekim penalisht personat përgjegjës".Ne tryezen kundër fenomentit të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore u kërkua nga përafqësuesit e medias të shmangin paragjykimin ndaj viktimave të trafikimit, pasi kjo çon në mosdenoncimin e rasteve në gjykata.