Bluzat e bardha me "0" kredit, 800 vende të lira. Beqaj: Situatë të rëndë

Spitalet publike dhe private do të shpallin vendet vakante për të paktën 800 persona në datën 16 prill. Arsyeja është se ky staf ka "0" kredi. Por këta nuk do të jenë të vetëm, janë dhe 2697 punonjës në shëndetësi, të cilët rrezikojnë heqje license në rast se nuk plotësojnë 150 kreditet deri më 15 tetor. Problemi në spital qendron tek zëvendësimi i tyre, por Ministri tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të mos pasur mungesa në shërbime.Tiranë- 800 mjekë, infermierë, farmacistë dhe dentistë nga data 16 prill do tu hiqet licensa. Ata nuk kanë të drejtë të punojnë në spitalet private dhe publike për të paktën 6 muaj kur do të bëjnë provimin e ricertifikimit. Arsyeja është se ky staf ka 0 kredit.Por këta nuk janë të vetmit, rrezikojnë pezullim license edhe 2697 vetë personel mjekësor të cilët nuk i kanë plotësuar kreditet dhe duhet ta bëjnë këtë deri më 15 tetor.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Drejtorja e Qendrës së Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, Entela Shehu, parqyruan më grafik gjendjen e krediteve në të gjithë Shqipërinë. Ata e vlerësuan situatën të rëndë.Beqaj: “ Jemi para këtij fakti që unë do ta vlerësoja se situata është shumë ekstreme. Jemi para një emergjence kombëtare. Të thuash që një e treta e trupës së shëndetësisë në vend nuk mund ta ushtrojnë profesionin është një gjë shumë e rëndë”.Por edhe pa largime nga puna, në Shqipëri ka qindra mungesa të mjekëve specialistë. Ky largim i dytë mund ta vështirësojë edhe më tepër situatën. Por Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet që të mos ketë mungesa në shërbime.Beqaj: “ Do të bëjmë përpjekjet maksimale që brenda periudhës 15 tetor tu krijojmë mundësinë edhe nëse kanë nevojë për trajnime shtesë përveç përpjekjeve individuale, që të arrijnë të bëjnë përpjekje që të dalin sa më mirë në këtë cikël deri në 15 tetor”.Mjekët të cilët vijojnë të protestojnë thonë se edukimi në vazhdim ka kosto të mëdha personale për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.Mjeku Tritan Kalo: “ Të bësh 150 kredite, ju them vetëm një gjë të thjeshtë. Vetëm një rrugë të shkosh në Vjenë në Kongresin Europian të Shëndetësisë për të marrë 8-10 kredite të kushton vetëm regjistrimi 405 euro, 300 euro avioni dhe qëndrimi gati 1000 euro. Kuptoni po të pjestohet 150 me 8, sesa kushton një gjë e tillë”.Entela Shehu, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim: “ Jo çdo aktivitet është me pagesë. Natyrisht që ka kosto që duhen konsideruar dhe një shtim sa më i madh i ofertës për edukim në vazhdim do ta ndihmonte çdo profesionist shëndetësie. Por të jetë e qartë që jo çdo kredit bën X euro.I takon edhe Urdhërit të Mjekut që në prill të veprojë edhe për spitalet private dhe publike me heqje license për mjekët me 0 kredit.I kontaktuar në tel nga Ora News, Presidenti i Urdhërit të Mjekëve, Din Abazaj, thotë se Ministri më parë duhet të gjejë përgjegjësitë përse dështoi edukimi në vazhdim.