Ndërtimet informale, zënë 1/3 e territorit në të gjithë vendin

Vendet e rajonit janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar mbi sfidën e legalizimeve. Ndërtimet informale janë një problem për të gjithë Ballkanin, por Shqipëria ka numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje.Tiranë- Ndërtimet informale zënë 1/3 e territorit në Shqipëri. Sipas të dhënave të ALUIZNI-t, Shqipëria ka numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje në rajon.Në një tryezë të rrumbullakët për këtë çështje, Ministrja e Zvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, deklaroi se ulja e informalitetit është e nevojshme për ekonominë e një vendi.Gjermeni: “ Integrimi dhe urbanizimi i zonave informale është padyshim një ndër çështjet më të prekshme parë në një këndvështrim social, ekonomik, urban dhe mjedisor me efekte të padiskutueshme në të gjithë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Një e treta e territorit të Shqipërisë është në informalitet dhe kjo shifër është në fakt alarmante” .Zv.kryeministri, Niko Peleshi, deklaroi se qeveria është e vendosur të zgjidhë çështjen e legalizimeve.Peleshi: “ Vendosmërinë tonë për ta zgjidhur shpejt dhe një herë e mirë proçesin e legalizimeve sepse ne besojmë se kjo çështje ose zgjidhet shpejt me ritëm të lartë, ose humbet kredibilitetin dhe futet në një rrugë pa zgjidhje, pa krye”.Ndërkohë që kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaroi se legalizimet janë një nga premtimet kryesore të qeverisë, ndërkohë që theksoi se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për këtë proçes.Lame: “Proçesi i legalizimeve është një proçes që ka nevojë për dy gjëra, e para për kordinim ndërinstitucional shumë të fortë. Dhe e dyta duke patur parasysh faktin që legalizimi në vetvete është hapi i parë drejt proçesit tjetër, atij të integrimit të zonave informale”.Informaliteti është një dukuri kryesisht e viteve ‘90 dhe preku të gjithë sektorët e rajonit të Evropës Juglindore, sidomos ato vende me ndryshime të bëfta ekonomike dhe politike.