Shkodër, LSI bashkon votat me PD, votohet buxheti i Bashkisë
Ka nisur jo si herët e tjera dhe ndonëse ishte mbledhja më e rëndësishme e këtij viti e këshillit bashkiak të Shkodres, ajo u bojkotua nga të majtit që kanë pakicën në këtë këshill.Përtej këtij bojkoti, mbledhja e këshillit bashkiak vijoi normalisht në orën 11.00, ku në fjalën hapëse, kryetari i bashkisë Lorenc Luka theksoj se ky buxhet është më i miri i këtyre katër viteve, realizuar nga administrata e tij.Edip Shiroka, kryetar i këshillit të LSI: “Shkodra e kishte imediate dhe përsëri do ta ketë imediate bërjen e një terminali udhëtarësh. Ata të cilët e dinë se çfarë përfaqëson ky terminal dhe ata që e dinë se çfarë zhvillimi sjell ky terminal automatikisht janë pro këtij terminali dhe është gjëja më kryesore që të kishte Shkodra një terminal udhëtarësh”.Kryetarët e grupeve të forcave të ndryshme politike dhanë miratimin e tyre për buxhetin, por nuk kursyen as kritikat për ato investime thelbësore siç i quajtën ato, por që nuk u arritën të realizoheshin gjatë këtij mandati. Xhemal Shkjau: “Që në vitin 2001-2002 unë di që është bërë një projekt me vlerë 20 mln lekë të vjetra për rrugën e Darxhinit dhe vazhdon akoma ajo rrugë duke mos u future në prioritetet e bashkisë së ShkodrësLorenc Luka, kryetar i bashkisë Shkodër: “Asnjëherë nuk kemi tentuar ta përdorim politikisht një buxhet, një investim apo një mbështetje ndaj qytetarëve të Shkodrës. E kemi shprehur atë si një realizim i përbashkët i joni sepse besoj se asnjë prej investimeve që kemi realizuar me mirëkuptimin tuaj nuk ka pasur ngjyrë”.7 milion euro është buxheti i planifikuar nga bashkia e Shkodrës për vitin 2015. Orientim kryesor edhe për këtë mandat të fundit është listuar infrastruktura dhe përmirësimi i shërbimeve publike.