Austria refuzon fondet e huaja për xhamitë vendase

Parlamenti austriak ndryshoi ligjin historik të vendi mbi organizatat muslimane, sipas të cilit ndalohet marrja e fondeve nga vende të huaja dhe imamët janë të detyruar të gjithë të dinë gjuhën gjermane.Qeveria synon që përmes këtij ligji islami në Austri do të mund të zhvillohet pa ndërhyrjen e të huajve, ndërsa ministri i integrimit, Sebastian Kurc, tha se islami merrte karakter europian në këtë mënyrë.Megjithatë, ligji është kundërshtuar së tepërmi nga grupimet muslimane në Austri, të cilët e kanë quajtur diskriminues pasi këto kufizime nuk janë vendosur ndaj feve të tjera që praktikohen në vend. Mehmet Gormez, një klerik i rëndësishëm turk, e quajti ligjin një kthim 100 vjet mbrapa pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë ankesë që pjesa më e madhe e fondeve të xhamive austriake vinte nga Turqia.Ligji i amenduar mbi islamin është krijuar fillimisht në vitin 1912 pas aneksimit të Bosnje-Hercegovinës nga anga e Perandorisë Austro-Hyngareze, ndaj asaj Osmane.Në fillim të shkurtit, ishte kryeministri francez, Manuel Vals, që ngriti i pari idenë e moslejimit të fondeve ndaj organizatave muslimane.