Ambasadori Lu në Shkodër, shëtitje në pedonalen e financuar nga SHBA

Ambasadori i SHBA Donald Lu, vizitën e tij të radhës jashtë Tirane e ka zhvilluar në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Fillimisht ai u prit nga kryetari i bashkisë Lorenc Luka në zyrën e këtij të fundit.Më pas ambasadori Lu dhe kryebashkiaku Luka ndanë një bashkëbisedim të shkurtër përpara kamerave, ku nuk munguan as përgëzimet nga ana e diplomatit të lartë Amerikan për përmbylljen me sukses të projekteve që SHBA ka patur në këtë qytet.Donald Lu: "Është një qytet me histori shumë të gjatë e të pasur kulture e demokracie e pres me kënaqësi të mësoj më shumë për të. Ambasada e SHBA-së ka pasur bashkëpunim të suksesshëm me Shkodrën dhe jam i sigurtë se marrëdhëniet tona të shkëlqyera do të vijojnë mirë në të ardhmen”SHBA kanë dhënë një ndihmesë të madhe në informatizimin e Drejtorisë së të Ardhurave dhe zyrës ONE Stop Shop në bashkinë Shkoder, duke e përshtatur me parametrat më të fundit të praktikës europiane.Gjithashtu këtë vit në kuadër të funksionimit të ri që do të ketë pushteti vendor, kjo ambasadë do të ndihmojë bashkinë e Shkodres në përmbylljen me sukses të procesit të decentralizimit të pushtetit vendor në disa drejtime kryesore.Partneritet ka patur edhe në fushën e investimeve, ku Shkodra pak vite më parë përfitoi financimin e pedonales nga fondi Shqiptaro – Amerikan, në mbështetje ndaj rritjes së turizmit në Shkodër.Dhe sot ambasadori Donald Lu përshkoi Pedonale shkodrane së bashku me përfaqësues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).donald lu ne shkoder/Oranews.tv/