Artan Shkëmbi jep arsyet e dorëheqjes: Miku Rama nuk më kërcënoi me burg

Artan Shkëmbi, ish-kryebashkiaku i Pogradecit, mohon të jetë dorëhequr për shkak të kërcënimeve për kallëzim penal nga kryeministri Edi Rama. Duke e cilësuar mik të tij Shefin e Qeverisë, në një intervistë për Ora News, Shkëmbi thotë se nuk ka pasur asnjë arsye pse ndaj tij të ngrihej një padi penale. Shkëmbi i përgjigjet edhe kritikave të deputetit socialist, Blushi.Tiranë-Artan Shkëmbi hedh dritë mbi enigmën që shoqëroi dorëheqjen e tij si kryetar i Bashkisë së Pogradecit.Në një intervistë për Ora News, Shkëmbi, shuan zërat se la karriken e numrit 1 të qytetit liqenor, për shkak të kërcënimeve se do të kallëzohej penalisht nga miku i tij, siç e cilëson ai kryeministrin Edi Rama.Shkëmbi: “Në Pogradec nuk ka asnjë kallëzim, sepse nuk ka asnjë ndërtim pa leje. Ngatërrohet Pogradeci me bashkinë e Pogradecit. Prishjet në bregun e  liqenit nuk kanë asnjë lidhje me Bashkinë.Kryeministri është një kolegu im shumë i mirë dhe një kryetar partie, një mik dhe një Kryeministër që marrëdhëniet tona kanë qenë dhe  janë të një niveli shumë të kënaqshëm.Që do të thotë se përveç marrëdhënieve institucionale, edhe miqësia jonë personale është shumë e rëndësishme të kuptohet nga gjithkush se miqtë e mirë dhe ata që drejtojnë institucione në sensin e duhur nuk mund ti bëjnë presion njëri-tjetrit.Nuk shikoj asnjë arsye llogjike për të bërë presion Kryeministri tek unë, pasi kam qenë dhe jam prej vitesh tashmë dhe jo prejt ditësh, i vetmi kryetar që kam deklaruar se nuk do të kandidoj për një mandat të katërt. Deklarimi im nuk ka qenë vetëm lokal, por dhe publik. Cila është arsyeja që mund të kërcënohesha për të mos kandiduar?”Një nga arsyet e dorëheqjes, Shkëmbi renditi dhe shmangien e tij nga ndikimi në përzgjedhjen e kandidaturave të reja për Kryebashkiak të Pogradecit.Shkëmbi: “Një nga arsyet që unë ndërpreva mandatin ishte dhe fakti që të mos ndikoj në përzgjedhjen e kandidaturave të reja. Unë nuk mund të shprehem nëse kandidati do jetë nga PS apo LSI sepse pikërisht për këtë kam dhënë dorëheqjen. Vetëm në këto tre ditë që unë kam dhënë dorëheqjen në Pogradec ka 20 apo 30 kandidatë që kanë shfaqur dëshirën e  tyre edhe nga PD, LSI e PS. Edhe kandidatët e PD janë çliruar nga dorëheqja ime, sepse kur unë shpallja kandidaturën  tërhiqeshin njëri pas tjetrit, duke ia lënë mandatin herë PR-së dhe herë LSI. Tërheqja ime u ka shërbyer edhe socialistëve, LSI dhe demokratëve”.Shkëmbi nuk pranon se i është ofruar drejtimi i Agjencisë së Ndarjes Territoriale, por thotë se profili i tij do i përshtatej shumë mire kësaj detyre.Shkëmbi:“Nuk ka asnjë lidhje të dorëheqjes sime me drejtimin e kësaj agjencie, por nëse do më ofrohet diçka e tillë të jeni të sigurt që do ta shqyrtoj me kujdes dhe do marr vendimin e duhur. Për momentin  them se një agjenci e tillë përputhet plotësisht me aftësitë e mia profesionale dhe për atë çfarë kam bërë në mbrojtje të autonomisë vendore dhe në mbështretje të reformës territoriale”.Njësoj si Blushi një ditë më parë, Shkëmbi i përgjegjet po miqësisht kritikave të deputetit që e cilësoi braktisje të detyrës doreheqjen e tij.Shkëmbi:“Nuk më intereson fare se çfarë mendon zoti.Blushi për dorëheqjen time, sikurse dhe mua nuk do të më interesonte sesi mendoj unë nëse zoti.Blushi do jepte dorëheqjen dhe do dorëzonte mandatin  e deputetit. Pra zgjedhja e tij do të ishte personale, sikurse dhe zgjedhja ime ishte personale”.(Video: Intervista e Artan Shkëmbit për Ora News)[caption id="attachment_470420" align="alignnone" width="640"]artan shkembi Në foto: Artan Shkëmbi, intervistë për Ora News[/caption]