Varufakis flet për Charlie Hebdo: Europa s'duhet të asfiksojë asnjë qeveri
Racistët dhe nacionalistët janë të vetmit që përfitojnë nëse liderët europianë i mbyllin derën qeverisë së re greke. Kështu deklaron ministri grek i Financave, Janis Varufakis, në një intervistë për revistën satirike "Charlie Hebdo".Në një intervistë të dhënë në numrin e dytë të revistës që prej vrasjes së tetë prej karikaturistëve dhe gazetarëve në muajin janar, akademiku i majtë paralajmëron Europën që do të vuajë nëse asfikson qeveritë e vendeve si Greqia."Ua them gjithmonë homologëve të mi; nëse e mendoni që është në interesin tuaj të rrëzoni një qeveri progresiste si e jona, pak ditë pas zgjedhjeve, atëherë duhet të frikësoheni për më të keqen", citohet Varufakis në numrin e radhës të Charlie Hebdo, printuar në 2,5 milionë kopje vetëm në Francë.Charlie Hebdo ka mbështetur edhe më parë partinë e radikalëve të majtë grekë, kur ka botuar një artikull me titull "Syriza është e ardhmja e Europës".Qeveria greke siguroi të martën e 24 shkurtit 2015, aprovimin e Eurogrupit për listën e reformave që kanë në plan të ndërmarrin në muajt në vazhdim i cili vendosi të shtyjë për katër muaj programin e shpëtimit. Megjithatë, vendimi duhet të ratifikohet në parlamentet e vendeve të Bashkimit Europian.Në Gjermani, aleatët socialdemokratë të Angela Merkelit kanë bërë thirrje që Greqia të nxirret nga Eurozona duke paralajmëruar se nuk kanë ndërmend të votojnë pro.Edhe ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, tha se vendimi nuk është i lehtë për asnjërën nga palët, por gjithsesi i bëri thirrje deputetëve ta miratojnë vendimin./Oranews.tv/