Çela: Paguani dhe në postë, bankë dhe pikat e transfertave

Kur kanë mbetur tre ditë nga skadimi i afatit të përcaktuar nga OSHEE për pagesën me këste të faturave të energjisë, kreu i Operatorit të Shpërndarjes, Adrian Çela, apeloi qytetarët që të shmangin fluksin duke u drejtuar për pagesën e faturave në postë, bankë si dhe në pikat e transfertave të parave në çdo qytet të vendit.“Që prej datës 12 shkurt, janë kryer 5990 pagesa me anë të pikave të transfertave të parave dhe celularit, me vlerë 15.6 milionë lekë (15,641,064 lekë). Në tre ditët e fundit kemi një rritje me 33% të fluksit të këtyre pagesave”.Administratori i OSHEE u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë lidhur marrëveshje për ta paguar me këste këtë detyrim, që të respektojnë afatet e vendosura si kusht. Në të kundërt, deklaroi Çela, do të dalin nga skema dhe do tu pritet energjia elektrike.Lidhur me të ashtëquajturat “mbifaturime”, Çela tha se nuk janë gjë tjetër veçse energji e pamatur, e cila është një energji e konsumuar nga qytetari ne shtrirje te gjate kohore.“Sot konsiderohet debi dhe qytetarit nuk i kerkohet ta paguaje menjehere, por i ofrohet skema lehtësuese e pageses me keste.Ndërkohë, kush pretendon se ka paguar me postë, por rezulton në sistemin e OSHEE, të bëjnë ankesë në drejtoritë dhe agjencitë e OSHEE-së, duke patur me vetë librezën dhe mandatpagesën.Askush nuk do të paguajë dy herë, dhe askujt nuk i pritet energjia deri në sqarimin e ankesës. Nga ana tjetër, shoqëria nuk ka reshtur betejën me abuzuesit, ku falë kontrolleve, edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit, u është ndërprerë energjia elektrike në 191 mijë raste”.Sipas Çela, nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtesuese e pagesave me keste dhe ulja e kamatës me 80%, kanë nenshkruar aktmarreveshje 203,427 abonente.Prej tyre, 122.702 kane përfituar nga ulja me 80% e kamatevonesave duke likujduar shumën e plote të detyrimit menjehere.Ndërsa rreth 80 mijë abonente kanë lidhur aktëmarreveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar ne skemen e ndihmes ekonomike kane perfituar nga skema lehtësuese.Vetëm në muajin shkurt, kemi mbi 80 mijë aktëmarrëveshje të lidhura. Në total, vlera e aktëmarrëveshjeve të lidhura është diku te 37.8 miliardë lekë, ku 28 miliardë lekë i takojnë aktëmarrëveshjeve për pagesat me këste.