Paqe e brishtë në Ukrainë, banorët e larguar frikë të kthehen në shtëpi

Në Donjeckun e shkatërruar nga lufta, shumë të larguar kanë ende frikë të rikthehen nëpër shtëpi. Shumë prej tyre nuk kanë ku të shkojnë, pasi shtëpitë janë shembur nga konflikti disamujor që ka përfshirë lindjen e vendit që prej marsit të vitit të kaluar."Armatimet dhe pajiset e militantëve ishin në një depo pranë shtëpisë sime. Ndonjëherë kur forcat e qeverisë sulmonin, edhe shtëpia ime vuante pasojat. Jam me pesë fëmijë dhe e kam të pamundur të kthehem", thotë Svetlana, e cila momentalisht jeton në një strehë për refugjatët në veri të qytetit. Ajo dhe shumë të tjerë janë vendosur në bodrumin e godinës që dikur shërbënte si qendër kulturore për t'i mbrojtur nga sulme të mundshme.Ndërkohë shumë banorë të tjerë të lindjes kanë vendosur të kalojnë kufirin me Rusinë për të nisur një jetë të re atje. Ata vijnë kryesisht nga Donjecku, por edhe Debaltseve, qyteti i marrë nën kontroll së fundmi nga rebelët. Pavarësisht se separatistët kanë thërritur gazetarët të dëshmojnë tërheqjen e armatimeve të rënda, ushtria e Kievit i ka akuzuar se po maskojnë më ketë veprim përgatitjen për një tjetër sulm.Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, ka akuzuar Rusinë se vazhdon të gënjejë për rolin e  saj në mbështetje të separatisëtëve në lindje të Ukrainës.Xhon Kerri : "Rusia ka nisur një prej fushatave propagandistike diversive më të mëdha që kam hasur që prej Luftës së Ftohtë. Kanë keqinterpretuar faktet dhe na kanë gënjyer vazhdimisht sy për sy, mua dhe shumë të tjerëve, në disa raste".Kerri pritet të takohet gjatë kësaj jave me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, ku do të diskutojnë për negociatat me Iranin, Sirinë dhe Ukrainën. Moska ka mohuar disa herë që ka ofruar mbështetje për rebelët ndërsa vetë Lavrov ka akuzuar Kievin se nuk dëshiron që armëpushimi të funksionojë.Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ende vendim për të ndihmuar me armë ushtrinë ukrainase, ndërsa Britania ka dërguar personel për të stërvitur trupat e qeverisë. Kryeministri Devid Kameron tha në Parlamentin britanik se rreth katër skuadra nga ushtria britanike, që do të qendronin jashtë zonave të konfliktit, do të ndihmonin në shërbimin informative dhe logjistikë.