Mjekët s'ndalin protestën, por as Beqaj s'tërhiqet nga testimi

 Vazhdon beteja e ftohtë midis mjekëve dhe ministrit të Shendetësisë Ilir Beqaj. Protesta e bluzave të bardha vijoi këtë herë para kryeministrisë ku mjekët apeluan për ta bojkotuar testimin. Ndërsa nga një aktivitet tjetër, po paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja la të kuptohet se nuk do tërhiqet përsa kohë testimi nuk cënon as pagën dhe as vendin e punës të vetë mjekëve.Tirane- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj edhe pse i rrethuar nga protestat e mjekëve dhe infermierëve nuk ka ndërmend të tërhiqet nga testimi i bluzave të bardha, sepse sipas tij ai nuk cënon punën e tyre.Ilir Beqaj : "Janë tre momente të rëndësishme që duhet të rikonfirmojmë. Nga proçesi i testimit nuk ndryshojnë marrëdhëniet e punës, nuk ndryshon shpërblimi ekzistues që infermierët marrin, nuk ndryshon edhe e drejta e ushtrimit të profesionit.Janë tre gjëra të rëndësishme që është pretenduar se mund të cënohen dhe për pasojë të kemi cënim të sigurisë juridike.Seicili nga ata që janë sot duke punuar, të nesërmen e testimit, apo të daljes së rezultateve nuk i ndryshon kontratën e punës, përfshrë dhe pagën që është një nga elementët më thelbësorë të kontratës së punës, dhe nuk i ndryshon e drejta e ushtrimit të profesionit".Mjeket kunder konfederates se sindikatesPor ndërsa ministri ka vazhduar të këmbëngulë për testimin, mjekët  e kanë zhvendosur protestën për herë të parë para zyrës së kryeministrit Edi Rama.Drejtuesit e protestës reaguan edhe për marrëveshjen kolektive të firmosur midis ministrisë së drejtësisë dhe konfederatës së sindikatave. Petrit Frangu, përfaqësues i Federatës së punonjësve të shëndetësisë: "Jemi këtu për një mesazh të thjeshtë, e jo për grupime personale individuale si Kol Nikolla që shkon në emër të s’e di kujt por jo të mjekëve. Ne kemi përfaqësinë tonë në mbrojtje të ligjit dhe autonomisë tonë. S’jemi kundra testimeve si koncept por kundra testimeve nga institucione që nuk ka tagër ligjor"Si çdo ditë protesta e bluzave të bardha ka zgjatur rreth një orë edhe në ambientet e QSUT. Mjeku Tritan Kalo tha se protestat nuk ndalen e do të vijojnë çdo ditë në ora 11:00. Protesta të bluzave të bardha ka pasur gjithashtu edhe në Vlorë, Fier, Lushnje, dhe Durrës [caption id="attachment_470330" align="alignnone" width="640"]bluzat e bardha ok Në foto: Mjeket ne proteste para QSUT-se, 25 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_470296" align="alignnone" width="640"] Petrit Frangu Petrit Frangu, përfaqësues i Federatës së punonjësve të shëndetësisë, Protesta e mjekeve para kryeministrise, 25 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_470333" align="alignnone" width="640"]ilir beqaj Në foto: Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj[/caption]  /Oranews.tv/