OSHEE, KESH dhe qeveria i falin borxhet njëra-tjetrës me vlerë 9 mld lekë

OSHEE-KESH dhe qeveria kanë vendosur t’i falin njëra-tjetrës borxhin e akumuluar në vite dhe që kap shifrën e 9 miliard lekëve. Kreu i OSHEE lajmëroi masa lehtësuese në ditët e fundit të afatit për të gjithë ata që përfitojnë nga falja e kamatvonesave.OSHEE, KESH dhe qeveria kanë vendosur t’i falin borxhet njëra-tjetrës, një borxh që kap vlerën e 9 miliardë lekëve. Dy entet dhe qeveria kanë vendosur ta zgjidhin brenda vetes këtë çështje e duke i kursyer vetes fonde nga buxheti, gjë që është bërë e ditur nga vetë kreu i OSHEE.Ardian Çela: “U bë një rakordim i ri, pra Ministria e Financave, KESH dhe OSHEE dhe u zgjedhua kjo debi ndërmjet tre institucioneve, sepse të tre këto institucione kishin debi. KESH kishte debi ndaj Ministrisë së Financave, OSHEE kishte debi nga ndërmarjet e tjera dhe Ministria e Financës fondet që i kishte transferuar këtyre kompanive ja kaloi në mënyrë të dokumentuar OSHEE, OSHEE ja kaloi KESH, pra u mbyll përreth 9 miliardë lekë”Kreu i OSHEE u ka kujtuar qytetarëve se kanë edhe tre ditë kohë të shlyejnë detyrimet dhe të përfitojnë uljen me 80% të kamatës.Për të shmangur rradhët e gjata Kreu i OSHE Ardian Cela deklaroi se janë hapur mbi 50 pika dhe sportele të reja në të gjithë vendin si dhe janë nënshkruar marrëveshje me shoqëri private të sigurta, ku mund të paguhet fatura e dritave.Ardian Çela: “OSHEE ka hapur mbi 50 pika dhe sportele të reja në të gjithë vendin. Por jo vetëm kaq! Kemi nënshkruar marrëveshje me shoqëri private të sigurta, ku mund të paguhet fatura e dritave me kosto zero për qytetarët.”OSHE bëri të ditur se beteja me abuzuesit e enegjisë vazhdon dhe  falë kontrolleve por edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit, u është ndërprerë energjia elektrike 191 mijë rasteve.