Pas Bines, paditet në Prokurori edhe kryebashkiaku i Peshkopisë, Ilir Krosi

Kryetari i bashksië së Peshkopisë, Ilir Krosi është shënjestra e radhës e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.Krosi që vjen nga radhët e PD-së është kallëzuar sot penalisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas dorëzimit të kallëzimit IKMT kërkon pezullimin nga detyra të Krosit.Me të njëjtën akuzë është kallëzuar edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Peshkopi Gafur Gazidede si dhe ish kryeinspektorët Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.  Gjithashtu ka kërkuar dhe pezullimin nga detyra për këta të dy.Krosi nuk ndaloi disa ndërtime të paligjshme “Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit.Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra.Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të krryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit,” thuhet në njoftimin e IKMT-së.