Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i "Snajperit Amerikan"
Vrasësi i Kris Kajl, ushtarit amerikan që frymëzoi filmin "American Sniper" është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi për lirim me kusht, pavarësisht pretendimeve të avokatit mbrojtës se ai vuante nga skizofrenia dhe duhej të lirohej.Edi Rej Ruth, një ish-marins amerikan, u shpall fajtor për vrasjen me dashje të Kajlit, snajper i Navy Seals, dhe mikut të tij, Çad Litëllfilld në shkurt të vitit 2013. Familjarët e viktimave u shprehën të lumtur për vendimin e jurisë, që sipas tyre bënte drejtësi mbi krimin e kryer.Anëtarëve të jurisë nuk iu deshën më shumë se dy orë për të aprovuar kërkesën e prokurorit në qytezën teksane Stefenvill.Kajl, i cili në filmin me regji të Klint Istvud, interpretohet nga Bredli Kuper, pas rikthimit nga Iraku ndihmonte veteranët e ushtrisë amerikane në nëj poligon qitjeje, ku edhe u qëllua nga Ruth. Ai mban rekordin e numrit më të madh të ekzekutimeve me snajper në ushtrinë amerikane.