Venezuelë, studentët në shesh kundër qeverisë, vritet një 14-vjeçar

Përballje të reja në Venezuelë, në protestën kundër qeverisë Maduro, në San Cristobal kanë zbritur në shesh studentë e të rinj. Një prej tyre, 14 vjeçari Kluiver Roha, u vra si pasojë e një të shtëne në kokë. Policia thotë se incidenti tragjik ndodhi gjatë përballjes së manifestuesve dhe agjentëve, por dëshmitarë të ndryshëm sigurojnë që djali nuk po merrte pjesë në protestë, dhe se u vra nga një burrë me armë në dorë.