Alaska legalizon marijuanën, shteti i tretë amerikan që e bën

Që nga e marta, 24 shkurt, nëse jetoni në Alaska, mund të konsumoni, kultivoni dhe të zotëroni sasi të vogla marijuane pasi fushata e legalizimit dhe dekriminializimit të bimës mbërriti edhe në kufirin më verior të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Çdo person mbi 21 vjeç mund të mbajë në zotërim deri në 28,3 gramë dhe të kultivojë në shtëpinë e tij deri në gjashtë bimë kanabis.Ligji, i aprovuar me fare pak diferencë ndaj opozitarëve në nëntor, e bën Alaskën shtetin e tretë amrikan, pas Kolorados dhe Uashingtonit që lejojnë përdorimin vetjak të kanabisit."Sot njerëzit mund të vendosin vetë çfarë duan të bëjnë, të paktën në Alaska", thotë Piteri, përdorues i rregullt i marijuanës që prej vitit 2008.Pavarësisht legalizimit në nivel shtetëror, në nivel federal ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për dekriminalizimin e kanabisit. Megjithatë, edhe shtete të tjera kanë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.Kryebashkiaku i Uashingon DC, Muriel Bouzer tha se kryeqyteti amerikan kishte ndërmend të vazhdojë nismën e tij për legalizimin, pavarësisht kundërshtimeve nga Kongresi.Votuesit në Oregon e kanë aprovuar që nëntorin e kaluar legalizimin, por ligji hyn në fuqi vetëm në korrik të këtij viti, ndërsa në Merilend kanë nisur procedurat për aprovimin e ligjitAdministrata Obama është treguar mjaft tolerante me shtetet duke mbështetur nismat e ndërmarra për dekriminalizimin e kanabisit që mendohet se do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe trafikut.Por gjërat mund të ndryshojnë nëse në vitin 2016 në pushtet vjen një president më konservator./Oranews.tv/