FOTOLAJM/Historia e grave kosovare që luftojnë me ISIS

Qamile Tahiri, 23 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj, më i madhi vetëm pesë vjeç, ka gati një vit që jeton përkrah terroristëve të “Shtetit Islamik” në Siri (ISIS).Kjo grua e re nga Mitrovica, fillimisht është nisur në drejtim të “Tokës së Shamit”, për të qëndruar afër bashkëshortit të saj Besim Tahiri, i cili atje kishte shkuar disa muaj para saj, por sot Qamilja ka kapur armët për të luftuar krah ISIS-it.Një tjetër grua nga Gjilani, Shqipe Ajdini, bashkë me burrin e saj Sinan Muji, dhe vajzën Sara, vetëm tre vjeçe, në muajin gusht të vitit 2014, i ishte bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri.Shqipja 30 vjeçe, ka pak muaj që është kthyer në Kosovë, me ndihmën e babait të saj Ilaz Ajdini, rreth një muaj pasi bashkëshorti i saj Sinani ka vdekur nga sulmet ajrore në Irak.Mihane Baleci, është 23-vjeçarja tjetër, nga Drenasi, bashkëshortja e të burgosurit nën dyshimin për terrorizëm, Fitim Lladrovci, po ashtu ka qenë pjesë e ISIS-it.Historitë e tyre janë të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët: vijnë nga familje të varfra, nuk kanë shkollim të lartë dhe mbi të gjitha asnjëra prej tri grave nuk vjen prej familjeve me ideologji “ekstreme”./zeri/6 7 8 9