PD kërkon "kokën" e Koço Kokëdhimës: Mori fonde publike, ti hiqet mandati

Partia Demokratike, i ka kërkuar kuvendit që t'i heqë mandatin deputetit sociaslist Koço Kodhimës.Demokratët kan bërë publik dokumentet që sipas tyre faktojnë se deputeti Kokëdhima ka përfituar në shkelje të Kushtetutës, të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve të venditKërkesa u artikulua nga deputetja Jorida Tabaku, sipas të cilës Kokëdhima ka përfituar nga fondet publike të qytetarëve.Jorida Tabaku: "Partia Demokratike ka arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e dokumenta, pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në PD, se deputeti Koço Kokëdhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit. Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij".Ajo kërkoi nga kreu i Kuvendit Ilir Meta të nisë procedurat për heqjen e madatit.Rasti i denoncuar nga Partia Demokratike, është precedent i përsëritur pasi gjykata Kushtetuese disa vite më parë për të njejtën çështje i hoqi mandatin e deputetit Ilir Beqaj, sot ministër i Shëndetësisë.Jorida Tabaku: "Provat janë të qarta, janë të depozituara në Kuvend dhe ne i kërkojme Kryetarit të vërë në lëvizje një orë e më parë kerkesen tonë dhe të zhvilloje procedurat e parashikuara nga ligji, rregullorja, kushtetuta dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese, si në rastin e deputetit Ilir Beqaj".Është Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, i cili kryesohet nga kryeparlamnetari Ilir Meta, që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike.Por Akuzat e demorkatëve deputeti socislit i cilëson shpifje, duke sqaruar se nga muaji Shkurt i vitit 2014 nuk ka asnjë lidhje me kompaninë "Abssinet sh.a".  Sipas  Kokdhimes,  nga data 06.02.2014 i ka  shitur të gjitha aksionet që ka  pasur në atë  kompani. Sipas tij, kontrata e publikuara nga opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha.Mocioni i PD-se per heqjen e mandatit te Koco Kokedhimes Ekstraktet e QKR per Koco Kokedhimen te denoncuara nga PD

Denoncimi i PD-se: Faturat e papaguara te Kokedhimes