BQE, së shpejti në treg kartmonedhat e reja 20 euro
Banka Qendrore Europiane do të hedhë në treg prerjet e reja të kartmonedhës 20 euro. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij institucioni Mario Dragi, i cili tha se kartëmonedha e re do të hidhet në treg më 15 nëntor të vitit 2015.Referuar hetimeve të policisë dhe raporteve të antikrimit nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian se prejra 20 euro është ajo më e falsifikuara në treg, Dragi tha se mbrojtja e euros, është mbrojtja e unitetit të eurozonës.Kartëmonedhat euro që ne përdorim çdo ditë janë simboli më i prekshëm i integrimit europian. Rritja e elementëve të sigurisë në këto kartëmonedha na kujton se ky integrim është një proçes në vazhdim. Prerjet euro prekin jetën e secilit dhe si të tilla na afrojnë edhe me njëri tjeterin, tha Dragi.Prerjet prej 20 eurosh janë të tretat që i nënshtrohen ndryshimeve, pasi më herët i janë nështurar kartëmonedhat prej 5 dhe 10 euro, të emetuara respektivisht në maj të 2013 dhe shtator të 2014. Sipas BQE, ndryshimeve dhe përforcimit me elementë sigurie në të ardhmen do t'i nënshtrohen edhe prerjet 50, 100, 200 dhe 500 euro.