Tiranë, përplaset autobusi i Kasharit me të Kombinatit, 6 të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2015, 09:09
Duhej të mbërrinte i pari për të tërhequr pasagjerët tek stacioni pranë Birra Tirana. Ky është motivi paraprak i dalë nga hetimet për përplasjen mes dy autobusëve që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë pallatit me Shigjeta.Mësohet se autobusi i linjës “Kinostudio- Kombinat” AA 108 HT i shoqërisë “Shega Trans” është goditur nga pas nga autobusi i linjës së Yzberishtit me targa TR 8976S i shoqërisë “Tirana Urban Trans”Mësohet se në tentativën për të qenë i pari në stacion autobusi i Yzberishtit ka përplasur nga prapa autobusin tjetër.Mësohet se 6 persona janë dërguar në spital për të marrë mjekimin dhe më pas janë larguar, ndërsa janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve për të zbardhur shkaqet e përplasjes./Oranews.tv/