Tiranë, tritol fast-foodit në Sauk, në dhjetor iu dogj makina
Pas disa ditë qetësie, rikthehen shpërthimet me tritol në kryeqytet.Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:15 në Sauk, pranë ambienteve të jashme të fast-foodit në pronësi të shtetasit Arjan Poçi.Sipas ekspertëve anti-eksploziv, sasia e tritolit është afërsisht 50 gr tritoli dhe shpërthimi është bërë me fitil.Siç shikohet nga pamjet ka vetëm dëme materiale, ndërsa autorët kanë pasur si qëllim vetëm ta trembin Arjan Poçin.Kjo është hera e dytë që biznesmeni vihet në shenjestër të sulmeve, pasi në dhjetor të 2014 Poçit i është djegur makina në oborrin e shtëpisë.Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurencës.Deri tani janë shoqëruar tetë persona në komisariat, të cilët po merren në pyetje, nëse mes personave të shoqëruar mund të jenë përfshirë në një konflikt të mëparshëm me Poçin.Blutë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përreth dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së tritolit.[caption id="attachment_470149" align="alignnone" width="640"]
Foto nga shpërthimi në Sauk, 25 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_470157" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Gazetari Andi Qosja, raporton ngjarjen[/caption]