AI për Shqipërinë: Problem dhuna në familje e kultura e mosndëshkimit

Dhuna familjare në Shqipëri mbetet e përhapur dhe të mbijetuarit e saj rrallë herë përfitojnë nga drejtësia.Kultura e mosndëshkimit në rastet e torturës dhe keqtrajtimit nga ana e oficerëve përgjegjës për zbatimin e ligjit, ende vazhdon.Këto janë disa prej rezultateve kryesore në raportin e fundit të Amnesty International për respektimin e të drejtave të njeriut.Grate e dhunuara nuk marrin drejtesi3 mijë e 94 raste dhune në familje janë raportuar në polici deri në fund të shtatorit, ku viktimat janë kryesisht gratë, por vetëm një e treta e rasteve apo 1 mijë e 200 iu nënshtruan një procesi gjyqësor.Amnesty nënvizon se urdhërat e mbrojtjes për viktimat e dhunës shpesh nuk janë zbatuar."Deri në fund të shtatorit, një mijë e 882 gra kërkuan masa mbrojtëse, por në Gjykatën e Qarkut në Tiranë, për shembull, më shumë e dy të tretat e kërkesave janë tërhequr apo ndërprerë. Ndërsa në rastet kur janë lëshuar, shpesh nuk janë zbatuar"- theksohet në raport.Zhdukja e Remzi Hoxhës rast flagrant, Kryeministri nuk mbajti premtiminZhdukja e shqiptaro-maqedonasit, Remzi Hoxha, si në çdo raport tjetër të Amnesy nënvizohet si një rast flagrant, që mbetet gjithnjë një mister.Madje raporti nënvizon se vendndodhja e trupit të tij nuk iu tregua të birit Ardianit, pavarësisht nga deklaratat e Kryeministrit në vitin 2013 se vendndodhja e varrit të tij do të identifikohet.Pjesë e  raportit  dhe vrasja e Aleks Nikës dhe 21 janari        Vrasja e Aleks Nikës dhe hetimet për këtë ngjarje janë gjithashtu pjesë e raportit, ku nënvizohet se vetëm në muajin maj, oficerët e policisë të cilët dyshoheshin për keqtrajtimin e disa demonstruesve gjatë dhe pas protestave u morën në pyetje, ndërsa në korrik prokuroria ngriti akuza kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së dhe zëvendësit të tij për dështimin e arrestimit të gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës të dyshuar së kanë shtënë kundër demostruesve.Qeveria ka dështuar me strehiminSa i përket strehimit, sipas Amnesty International, Qeveria ka dështuar. Dhe për këtë i referohet rastit të jetimëve por edhe të komunitetit rom që herë pas herë kanë organizuar edhe protesta.Në rastin e komunitetit rom, Amnesty nënvizon se edhe pse Ministria e Zhvillimit Urban propozoi shtim të numrit të banesave sociale, edhe pse u paraqit një strategji e re e strehimit për të përfshirë romët dhe egjiptianët, përparimi i shënuar është i pamjaftueshëm.Për romët që u zhvendosën nga Rruga e Kavajës në ish-repartin ushtarak në Shishtufinë, Amnesty thotë se qendra ndodhet larg burimeve të punësimit dhe shërbimeve elementare dhe kushtet janë të papërshtatshme e larg standardeve ndërkombëtare të strehimit.Qeveria dështoi me kompensimin e ish-të përdjekurveRaporti thotë gjithashtu se qeveria dështoi për kompensimin e drejt të ish-të burgosurve politik, të cilët zhvilluan një grevë urie.Ajo që raporti vlerëson është menaxhimi i kufirit, nxitur dhe nga presioni i Bashkimit Europian.Menaxhimi i kufirit, 12 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil“Rreth 500 klandestinë janë arrestuar dhe kthyer mbrapsh”- thuhet në raport, por nga ana tjeter deri në fund të muajit shtator të vitit që shkoi mbi 12 mijë shqiptarë kanë paraqitur kërkesa për strehim në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke paraqitur si shkak dhunën familjare dhe diskriminimin ndaj komunitetit LGBT dhe romëve.