Teatri Eksperimental s' do preket nga restaurimi i Teatrit Kombëtar

Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli" nuk do të preket nga restaurimi i godinës së teatrit KombëtarKa qënë drejtori Kiço Londo i cili deklaroi se të gjitha projektet e nisura në këtë teatër do të vazhdojnë.Deri në fund të vitit janë programuar disa shfaqje dhe këtë vit ndryshe nga të tjerët do të vihen në skenë gjashtë premiera, edhe pse fondi i teatrit vazhdon të mbetet disa herë më i vogël se i të gjitha institucionet e tjera kulturore në vend."Punishtja dramatike 1", në të cilin u paraqitën rreth 15 punime, është projekti i cili ka për qëllim afrimin e regjizorëve të rinj në teatrin eksperimental.Në muajin mars do të përzgjidhet projekti fitues i cili do të vërë në skenë nga trupa e teatrit "Kujtim Spahivogli"./Oranews.tv/