Edhe punonjësit e Hipotekës në testim, Muho: Qëllimi jo largimi nga puna

As 450 punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme nuk i kanë shpëtuar testimit të kryer nga specialist të ministrisë së Drejtësisë.Sipas kreut të Përgjithshëm të Hipotekave, Ilirjan Muho testimi nuk ka si qëllim largimin e punonjësve nga puna, por nëse do të evidentohen rezultate të dobëta atëhere largimi është i pashmangshëm.Ilirjan Muho: “Në fakt qëllimi i testimit të sotëm nuk është largimi nga puna i punonjësve, absolutisht nuk kemi këtë qëllim, por në rast se do të kemi ndonjë rast që konstatojmë që punonjësit tanë edhe pse kanë kohë që punojnë në zyrat tona nuk arrijnë të kenë fituar të paktën një nivel minimal njohurish që do të justifikonin vazhdimin e qëndrimit në këto detyra, natyrisht që do të largohen nga puna.”Testimi i punonjësve të hipotekës do të kryehet çdo fundjave me qëllim që mos pengohet puna gjatë ditëve zyrtare. Vetëm gjatë ditës së shtunë janë testuar rreth 120 punonjës të Hipotekës së kryeqytet, ndërsa në ditën në vijim do të testohen të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjitha qarqet e vendit.