Rikthehet aktorja Rita Gjeka me të njëjtin rol që e ka interpretuar 40 herë

Pas dy vitesh aktorja shkodrane Rita Gjeka rikthehet të interpretojë për publikun kryeqytetas në monodramën "Seks, faleminderit sa per ta provuar"Një monodramë të cilën ajo e ka interpretuar rreth 40 herë gjatë karrierës së saj si aktore jo vetëm në teatrot shqiptare por edhe atë italian pasi pjesa trajton marrëdhënien e nënës me vajzën e saj, e dukë qënë edhe vetë nënë Rita arrin të përcjellë tek publiku një emocion ndryshe nisur nga eksperienca personale."Seks, faleminderit sa per ta provuar" është një titull i goditur dhe mund të cojë edhe në paragjykime  por aktorja Gjeka sqaron se asgjë brënda monodramës nuk është jashtë etikës.Aktorja Gjeka do të interpretojë në teatrin eksperimental në Tiranë e megjithatë për të mbetet shqetësuese gjëndja e teatrit "Migjeni" në Shkodër ndaj i bën thirrje shtetit të kthejë kokën nga arti e të mos e lërë teatrin të rrënohetMonodrama "Seks, faleminderit sa per ta provuar" do të vihet në skenë në datat 21 dhe 22 shkurt në orën 19:00 në teatrin "Kujtim Spahivogli.