Parandalohet atentati në Fushe Krujë, 200 gr tritol në makinë pronarit të pikës së bastit
Një atentat me tritol ku në shënjestër ishte një shtetas me precendetë penalë është parandaluar në Fushë Krujë.Mëngjesin e sotëm, 22 shkurt 2015, rreth 200 gramë tritol i është vendosur në gomën e përparme mjetit tip tip BMW X5, në pronësi të Durim Banit, person i skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penale.Makina ishte parkuar afër pallatit të shtetasit me iniciale D.B.Rreth orës 08:05 në rrotën e përparme të shoferit është gjetur e lidhur me disa fije të holla teli të veshura, lënda eksplozive e llojit tritol, me peshë 200 gr. Tritoli ishte vendosur në mënyrë të tillë që në momentin e parë që do të lëvizte mjeti do të hidhej në erë.40 vjecari aktualisht, pronar i një pike basti në qytetin e Fushë Krujës, ka deklaruar i pyetur në polici se nuk kishte konflikt me askënd. Megjithata blutë u përqendruaan tek e shkuara e tij për shkak të precedentëve të mëparshëm penal.Për fat, sasia e tritolit ëhstë caktivizuar para se të shpërthejë nga forcat xheniere, të ardhura nga Tirana, pas njoftimit për eksplozivin.Mjeti me targa AA 858 IS ku ishte vendosur tritoli ishte i parkuar në lagjen "Grumbullimi" në Fushë Krujë.Ndërkohë para çaktivizimit Policia rrethoi zonën, duke iu druajtur forcës së shpërthimit në rast aktivizimi të tritolit.[metaslider id=468654]