Tahiri: Kemi mbështetjen e FBI-së në hetimet për shpërthimet me tritol
Hetimet me sulmet me tritol duke përfshirë edhe sulmet të familjes së ministrit Tahiri po hetohen edhe nga FBI. Dklarata është dhënë në një intervistë për "Zërin e Amerikës" vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh në të njëjtën linjë me Prokurorin e Përgjithshëm se shumë shpejt autorët do të jenë para drejtësisë.Zëri i Amerikës: Takimi që ju patët me FBI-në këtu në Uashington a pati lidhje të drejtpërdrejtë me hetimet që po bëhen tani?Saimir Tahiri: "Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, sepse edhe në hetimet që po zhvillojmë tani e kemi asistencën e partnerëve ndërkombëtarë dhe konkretisht FBI-së. Por takimi që zhvillova në zyrat qendrore me drejtuesit më të lartë të FBI-së, po kështu edhe në departament të shtetit, në departamentin e drejtësisë, në Byronë kundër terrorizmit apo në departamentin e luftës kundër drogës shtruan bazën mbi të cilën do të ngrihet një partneritet shumë më i qëndrueshëm."Për sfidën e policisë në luftën ndaj trafikut të drogës Tahiri foli për rezultate të pakrahasueshme me qeverinë e shkuar.Saimir Tahiri: Tregues është shkalla e besueshmërisë së publikut tek institucionet dhe tek policia e shtetit. Unë do të dëshiroja që me këtë çelës të lexohej edhe puna e institucioneve dhe e policisë lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Mos harroni që deri para pak kohësh Shqipëria ishte një vend i zhytur në drogë. Vetëm vitin e kaluar ne arritëm rezultate që ishin fare të pamendueshme kundër drogës, po t'i krahasoni edhe me tetë vitet e kaluara të mbledhura bashkë.Ministri i Brendshëm pranoi se numri i shqiptarëve që bëhen pjesë e luftës për xhihad përkrah militantëve në Siri është rritur, por ai garantoi se shteti shqiptar ka nisur një betejë për ti vënë fre këtij fenomeni.